Lladrovci ngushëllon familjen Krasniqi për vdekjen e nënës së dëshmorit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen Krasniqi nga Negroci, për vdekjen e Mana Krasniqi, nëna e dëshmorit Fatos Krasniqi dhe bashkëshortja e Sherif Krasniqit, ish-nënkryetari i komunës, dhe ish i burgosur politik.

Kryetari Lladrovci mes të tjerash ka theksuar se nënat e heronjve janë vërtetë heroina, të cilat kanë dhënë shumë për luftën dhe lirinë e këtij vendi.

“Me dhimbje pranuam lajmin për vdekjen e Mana Krasniqi, nëna e dëshmorit Fatos Krasniqi. Ajo është shembull i një heroine, të cilës iu flijua djali në altarin e lirisë për atdheun. Ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Ngushëllime familjes Krasniqi!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë