Lladrovci merr pjesë në konferencën virtuale “Bashkimi Evropian dhe unë në kohën e globalizmit”

Konferenca u organizua nga ekspertët e fushave të ndryshme të Parlamentit Evropian, zyrtarët e Ministrisë së Arsimit nga Shtutgarti, deputetët e Parlamentit Evropian dhe nxënësit e mësimdhënësit e 4 shkollave të Gjermanisë. Pjesë e konferencës ishin edhe nxënësit e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti –Skënderbeu” në Drenas.

Të pranishmit në konferencë i përshëndeti në gjuhën gjermane kryetari Lladrovci. Ndër të tjera, kryetari shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin për të mbështetur dhe thelluar bashkëpunimin në fushën e arsimit me Parlamentin Evropian, si dhe me shkollat dhe Ministritë përkatëse të Arsimit nga Gjermania dhe vendet tjera të BE-së. “Ne në Drenas, prioritet kryesor kemi vendosur arsimin”, tha ndër të tjera kryetari Lladrovci.

Deputetët e Parlamentit Evropian, Sven Simon dhe Anna Cavazzini ofruan përkrahjen e tyre dhe kërkuan intensifikimin e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë, përderisa Manuela Renjo, referente me publikun dhe Kerstin Zielosko, zyrtare në Ministrinë e Arsimit në Shtutgart vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë me Komunën e Drenasit.

Më 14 dhjetor 2020, do të mbahet një konferencë tjetër me 400 nxënës nga shtetet e BE-së.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë