Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural bën shpërndarjen e Centrifugave Mekanike

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, sot ka bërë shpërndarjen e 79 centrifugave mekanike (4 korniza) për fermerët përfitues të Komunës së Drenasit.

Qëllim kryesor i këtij projekti është krijimi i kushteve më të mira për rritjen dhe zhvillimin e bletarisë tek fermerët e Drenasit.

Drejtoresha e DBPZHR-së, Anita Avdullahu- Dvorani i uroj për përfitimin e këtyre projekteve duke theksuar se edhe projektet tjera për këtë vit janë në përfundim e sipër.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë