Arrestohen dy persona në Drenas, kjo është arsyeja

Janë arrestuar dy persona të dyshuar në Drenas pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14 e 30.

Të dyshuarit nuk kanë pasur lëndime të dukshme si dhe nuk kanë pasur nevojë për tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që pas intervistimit të dyshuarit të ndalen në qendrën e mbajtjes në Drenas për 48 orë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë