Monografi për çerdhen Ardhmëria në Drenas, Kryetari Lladrovci pranon librin nga autori Ibriqaj

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të martën ka pritur në takim veteranin e arsimit, autorin Nuredin Ibriqaj.

Me këtë rast, autori z. Ibriqaj i dhuroi Kryetarit Lladrovci librin monografi “Institucioni Parashkollor Ardhmeria” . Kryetari Lladrovci e përgëzoi për librin, duke i uruar suksese në vazhdim të krijimtarisë dhe e falënderoi për kontributin e tij për arsimin në Drenas.

Kjo monografi paraqet punën dhe veprimtarinë e IP Ardhmëria në Drenasit që nga themelimi, përkatësisht nga viti 1982 e deri në vitin 2012.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë