160 studentë nga Drenasi nënshkruajnë kontratë për marrjen e burses komunale

Studentët përfitues të bursës për vitin akademik 2020/2021 të Komunës së Drenasit kanë nënshkruar kontratat për marrjen e bursës.

Në sallën e Kulturës, 160 studentët përfitues të bursës pranuan kontratat e nënshkruara nga Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci.

Me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka, ka uruar studentë për përftimin e bursës, duke shprehur përkushtimin e komunës për t’i përkrahur ata në rrugëtimi e dijës.

Ai i ka inkurajuar që edhe me tutje të vazhdojnë suksese në studime dhe në rrugën e karrierës së tyre akademike.

Kjo bursë është një stimulim për studentët, të cilët kanë bërë një punë të madhe gjatë studimeve dhe shërben si përkrahje për rezultatet e larta në studime.

Këtë vit përfitues të bursës kanë qenë 160 studentë të nivelit bachelor të cilët kanë plotësuar kriteret e konkursit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë