Vdekja e 52-vjeçarit nga Skenderaj, familja dyshon se ai vdiq nga mostrajtimi i duhur në QKUK

Një pacient i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë të premten në QKUK ku ishte duke u trajtuar.

Por, i biri i tij ka raportuar në Policinë e Kosovës se po dyshon që ai vdiq nga mostrajtimi i duhur nga mjekët.

IndeksOnline mëson nga burimet e veta se bëhet fjalë për B.TH i lindur më 1968 nga Skenderaj,

Po ashtu bëhet e ditur se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të është inicuar rasti Trajtim i Pandergjegjshem Mjeksor ,dhe trupi i pajet me urdher të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjeksisë Ligjore për Obduksion.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë