Vdes profesori i njohur nga Drenasi, Rasim Berisha

Ka vdekur sot profesori i gjuhës shqipe, Rasim Berisha. Ai ka punuar gjatë në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu” në Drenas dhe ishte profesor tejet i dalluar dhe i dashur nga nxënësit. Lajmin e ka dhënë veprimtari Ismail Syla.

Postimi i Sylës:

Sot qenka rrëzuar një lis i Berishës.
Kastriot Berisha, djali i profesorit Rasim dha lajmin e hidhur për vdekjen e babait të tij.
Jam krenar që mësimdhënësin Rasim Berisha e pata profesor të gjuhës shqipe në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” të Drenasit tri vjet me radhë.
Profesori ka qenë njeri i mbruajtur me atdhetarizmin e kulluar shqiptar si pinjoll i një familje të persekutuar nga Jugosllavia komuniste.
Njeri i matur, me durim filozofik dhe qëndresë stoike, profesori Rasim Berisha sa modest ishte aq i papërkulur përballë sfidave të jetës.
Do ta kujtoj gjithmonë si një burrë që madhështinë e kishte të paekspozuar, mençurinë të pazhurmëshme dhe dashurinë ndaj atdheut krejt organike.
U prehtë në paqen e eternitetit shpirti i Profesorit Rasim Berisha!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë