Shkolla fillore “Faik Dragaj”, bëhet me poligon sportiv

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku si dhe drejtorë komunal, kanë bërë përurimin e poligonit sportiv në shkollën fillore “Faik Dragaj”, në Leqinë, projekt ky i financuar nga vetë komuna.

Kryetari Jashari, tha se çdo ditë po punohet duke investuar në çdo pjesë të komunës për projekte sportive të cilat janë në interes të qytetarëve të këtyre lokaliteteve që do të plotësojnë hapësirat e munguara për aktivitete sportive.

Jashari me këtë rast vlerësoi se komuna që udhëheq e ka në fokus të veçantë zhvillimin e sportit, duke krijuar vende adekuate, ku përfitues në rend të parë janë të rinjtë, por edhe qytetarët në përgjithësi.

“Përkushtimi im si kryetar komune do të vazhdoj pa u ndalur, që çdo ditë të punojmë dhe të realizojmë projekte në çdo cep të komunës tonë, sidomos projekte të cilat kanë të bëjnë me avancimin e të rinjve, duke krijuar kështu hapësira të përshtatshme që ata të ushtrojnë aktivitetet e tyre sportive, që më pas të arrijnë suksese në garat vendore e edhe në ato evropiane”, tha Jashari.

Në anën tjetër, drejtori i kësaj shkolle, Ukshin Haziri, u shpreh mirënjohës ndaj komunës e në veçanti ndaj Kryetarit Jashari, me ç ‘rast në emër të shkollës i dhuroi një fanellë me figurën e dëshmorit Faik Dragaj si dhe me simbolin e numrit 10, duke shprehur vlerësime me të lartë për menaxhimin efikas të komunës nga ana e Kryetarit Jashari.

“Kryetarit kemi vendos me ja dhuru një fanellë të thjeshtë me figurën e dëshmorit të kombit Faik Dragaj, emrin e të cilit edhe e mbanë shkolla jonë, ndërsa në anën tjetër e ka numrin 10, sepse e meriton një 10-she për menaxhim e duhur të komunës”, tha drejtori Haziri.

Padyshim ata që ju gëzuan më së shumti një projekti të tillë, janë nxënësit e kësaj shkolle të cilët u shprehen falënderues që më në fund është plotësuar nevoja e tyre për ndërtimin e një vendi për mbajtjen e aktiviteteve sportive.

Javë me parë Kryetari Jashari ka përuruar edhe salla të tjera sportive duke përfshirë këtu sallën në shkollën e Mesme Teknike “Anton Çetta” , në shkollën fillore “Shaban Jashari”, në Skenderaj si dhe në shkollën “Abedin Rexha” në Turiqec.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë