Rastet e fundit me COVID-19 në komunën e Drenasit janë në Negroc, Arllat, Tërstenik…

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.816 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 807 raste pozitive.

Prej këtij numri, 7 raste janë nga Komuna e Drenasit: 2 raste në Negroc, 2 në Drenas, 1 në Arllat, 1 në Korroticë e Epërmr dhe 1 Tërstenik.

Brenda 24 orëve janë raportuar edhe 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv në nivel vendi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë