11 vjeçari që u godit nga vetura në Qikatovë të Re, niset drejt emergjencës

Policia ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur sonte në Qikatovë e Re të Drenasit, ku një veturë ka goditur një këmbësor.

Sipas policisë, viktima është i moshës 11 vjeç.

“Rreth orës 16:00, në fshatin Qikatovë e re të Drenasit, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes një automjeti në levizje dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori (i mitur 2009). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, ka bërë të ditur për Indeksonline, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

Ahmeti ka thënë se aktualisht njësia e trafikut rajonal po vazhdon me veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së rrethanave që kanë shkaktuar këtë aksident.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë