Qytetit të Skenderajt i shtohen edhe 280 drunj dekorativ

Në hapësirat e qytetit të Skenderajt, sot janë mbjellur drunj dekorativ, duke i shtuar kështu edhe më shumë gjelbërimin këtij vendi.

Kryetari i komunës, Bekim Jashari, së bashku me Kryesuesen e Kuvendit Komunal, Fatbardha Haliti, si dhe drejtorë komunal, kanë bërë mbjelljen e disa drunjve në parkun “Idriz Rreci”, në Skenderaj.

Kryetari Jashari bëri të ditur se në qytetin tonë gjatë kësaj jave do të bëhet mbjellja në total e 280 drunjve, të vendosur në pjesë të ndryshme.

Jashari tha se pasurimi i mjedisit me zona të gjelberta është një nder prioritetet e tij me të rëndësishme dhe se përmes këtij aktiviteti synohet që qytetit të Skenderajt ti shtohet edhe me tej pamja e bukur.

“Sot së bashku me stafin tim, bëmë mbjelljen e drunjve dekorativ në parkun “Idriz Rreci”, në Skenderaj. Fokus të veçantë që nga koha kur kam ardhur në krye të komunës, jam duke i kushtuar mjedisit duke bërë largimin e deponive ilegale dhe shtimin e mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërta në mjedisin tonë të përbashkët”, tha Kryetari Jashari.

Me investime e punë konkrete po i japim pamjen e merituar qytetit tonë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë