Kryetari Ladrovci nënshkruan memorandum mirëkuptimi më organizatën rinore “AKTI”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të martën ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të OJQ “AKTI”, Rexhep Gojnovci, me të cilin edhe ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për realizimin e projektit “përfshirja sociale dhe fuqizimi ekonomik i të rinjve dhe familjeve, përmes masave për krijimin e të ardhurave”.

Ky projekt bashkë implementohet me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, ndërsa financohet nga The German Federal Ministry for Economik Cooperation and Development (BMZ) dhe Hermann-Gmeiner Fund Germany (HGFD).

Kryetari Lladrovci ka falënderuar drejtorin Gojnovci dhe ka mirëpritur realizmin e këtij projekti në Komunën e Drenasit i cili do t’i përfshijë grupet e margjinalizuara, kryesisht të rinjtë.

Qëllimi i këtij projekti është që të kontribuojë drejtë përmirësimit të perspektivave të punësimit, mirëqenies sociale dhe ekonomike të të rinjve dhe familjeve në Komunën e Drenasit përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë