Gruda sfidon Haxhiun për debat: Për shikuesit do ishte më mirë të ishim bashkë në studio

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë e ftuar në studion e emisionit “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10. Pas përfundimit të intervistës, ajo shtrëngoi duart me deputetin e zgjedhur të PDK-së, Përparim Gruda.
Moderatori Kushtrim Sadiku, njoftoi se në sfond të studios ishte Përparim Gruda, dhe e ftoi për një shtrëngim duarsh në fund të paraqitjes së Haxhiut, ndërsa e pyeti këtë të fundit a mundet.
Haxhiu: Nuk kam problem me ia zgjat dorën.
Gruda: Për shikues më mirë do të ishte të ishim bashkë (në studio), që t’i përballim argumentet.
Sadiku: Do të jeni edhe bashkë besoj, do ta kemi nje mundesi tjeter
Haxhiu: Sigurisht, patjetër, ne këtu jemi.