Tërdevci: Qeveria Kurti me investime konkrete në Drenas, çerdhja “Ardhmëria” nis punën në Arllat

Kryetarja e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, njëherësh asambliste komunale, Egzona Tërdevci, ka njoftuar se çerdhja “Ardhmëria” në Arllat ka nisur sot punën.

Sipas Tërdevcit, investimi është realizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa objekti i shkollës së vjetër është rinovuar dhe përshtatur për t’u shndërruar në kopsht për fëmijët e kësaj zone.

Ajo ka thënë se hapja e çerdhes do t’u mundësojë fëmijëve qasje më të mirë në edukimin në fëmijërinë e hershme, ndërsa njëkohësisht do t’ua lehtësojë familjeve obligimet lidhur me kujdesin ndaj fëmijëve.

“Qeveria Kurti me investime konkrete për Drenasin!”, ka shkruar Tërdevci.

Ajo ka paralajmëruar se, krahas çerdhes në Arllat, në Drenas pritet të hapen edhe tri çerdhe të tjera.

“Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Drenasi do të bëhet edhe me tri çerdhe të tjera: në Llapushnik, Nekoc dhe Tërstenik”, ka deklaruar Tërdevci.

Në fund, ajo ka përcjellë mesazhin: “Qeveria Kurti për Drenasin!”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë