Isak Neziri nga Mynihu: Kosova po ju pret në shtëpi, çlirimtarë, drejtësia do të triumfojë

Afaristi Isak Neziri, së bashku me bashkatdhetarë në Mynih të Gjermanisë, i është bashkuar numërimit mbrapsht në pritje të një vendimi për çlirimtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Neziri ka bërë të ditur se në Mynih kanë nisur numërimin e ditëve, duke e cilësuar këtë periudhë si ndër më të rëndësishmet për Kosovën.

“Në Mynih, bashkë me bashkatdhetarë, e nisëm numërimin mbrapsht deri në lirimin e çlirimtarëve tanë”, ka shkruar Neziri.

Ai ka thënë se këto dhjetë ditë janë ditë pritjeje, besimi dhe shprese se, sipas tij, një padrejtësi e gjatë po i afrohet fundit.

“Drejtësia vonoi, por në fund do të triumfojë. Kosova po ju pret në shtëpi, çlirimtarë. Shqiptarët gjithandej po ju presin në liri!”, ka përfunduar Neziri.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë