Feronikeli 74 shijon fitoren e parë në Superligë, e mposht Dritën

Skuadra e Feronikelit 74 ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultatin minimal 1:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Superligën e Kosovës.

Golin e vetëm në “Rexhep Rexhepi” për skuadrën vendase e shënoi, Avni Selmani, shkruan Indeksonline

Kjo ishte fitorja e parë e skuadrës nga Drenasi këtë sezon në Superligë, duke shkuar në kuotën e tri pikëve në pozitën e 9-të.

Kurse kampioni aktual i Kosovës mbetet me shtatë pikë në pozitën e gjashtë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë