Ky dyshohet se është njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali raportohet për dy person të plagosur nga arma. I dyshuar për rastin është: Alban Gashi.

Portali merr vesh, gjithmonë, sipas informatave të para se njëri nga të plagosurit është: Miftar Miftari, 41 vjeçar.

Rasti ka ndodh në një kafe në pjesën e njohur si te 4 Llullat.

Mësohet nga burimet e Sinjalit se i plagosuri dhe i dyshuari kanë qenë në të njëjtën kafene, ku luhet letra, dhe se janë fqinjë ndërmjet vete.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë