Gjendet i vdekur një person në Skenderaj, rasti nën hetim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke u hetuar një rast i vdekjes në Skenderaj, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas raportit policor, rasti është evidentuar më 21 shtator 2026, rreth orës 10:00.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës, mashkull kosovar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e vdekjes, ndërsa rasti vazhdon të jetë në procedurë hetimore./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë