Jakup Nura siguron mandatin e deputetit me mbi 26 mijë vota

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura, ka marrë 26,635 vota në nivel vendi, duke u renditur në mesin e më të votuarve të partisë.

Edhe pse numërimi i votave nuk ka përfunduar plotësisht, ai tashmë e ka siguruar mandatin e deputetit. Nura është anëtar i Kryesisë së PDK-së dhe njihet si bashkëluftëtar i Adem Jasharit, me një histori të gjatë angazhimi në çështjet kombëtare.

Kjo ishte gara e tij e parë në zgjedhje, por ai ka arritur të fitojë një mbështetje të madhe nga qytetarët. Vetëm në Skenderaj dhe Drenas, ai ka marrë 11,956 vota, duke konfirmuar besimin e madh që gëzon në Drenicë dhe më gjerë.

Jakup Nura është nga fshati Prelloc i Skenderajt dhe njihet për respektin që ka në komunitetin e tij dhe në qytetet e tjera të Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë