Bekim Haxhiu: Qytetarët e Kosovës kanë vendosur për fitoren e PDK-së dhe Bedri Hamzës

Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu, ka zhvilluar një takim të ngrohtë dhe emocionues me banorët e lagjes Dardania në Prishtinë, një vend me rëndësi të veçantë për të, pasi aty ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij.

“Patëm kënaqësinë që para shumë qytetarëve të kësaj lagjeje ta shpalosim programin fitues të PDK-së dhe Kryeministrit të ardhshëm, z. Bedri Hamza. Po shihet qartë që qytetarët e Kosovës e kanë ndarë mendjen që PDK dhe Bedri Hamza duhet ta udhëheqin Kosovën, sepse Kosova meriton #mamirë,” ka deklaruar Haxhiu.

Ai ka theksuar se mbështetja për PDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, po rritet çdo ditë, duke bërë që fitorja më 9 shkurt të jetë e pashmangshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë