Bedri Hamza pas takimit me veteranët: UÇK, Kosova mundet ma mirë për ty
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar sot mbi 1 mijë veteranë, të cilët nuk i zinte salla.
Hamza ka thënë familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së janë vlerat që i flasin secilës gjeneratë.
Ai ka thënë se pa trimërinë, heroizmin dhe vendosmërinë e tyre, Kosova nuk do të ishte – siç është!
Në fund, Hamza ka shkruar se Kosova mundet ma mirë edhe për UÇK-në.
“Janë ndërgjegjja e Kosovës . Janë nderi i kombit tonë . Familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së janë vlerat që i flasin secilës gjeneratë. Janë mbi politikën e përditshme dhe për 50% do ta rrisim mbështetjen për kategoritë e luftës. Pa trimërinë, heroizmin dhe vendosmërinë e tyre, Kosova nuk do të ishte – siç është! UÇK, Kosova mundet ma mirë për ty! #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.