Dr. Fatbardh Rexha pritet nga familja e Kadri Veselit, vlerësohet për profesionalizmin dhe përvojën në shëndetësi

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dr. Fatbardh Rexha, ka qenë i ftuar në familjen e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, me të cilët ka një lidhje familjare.

Gjatë takimit, Rexha, i cili mban numrin 69 në listën e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, u vlerësua nga Hylmi Veseli për kontributin e tij të gjatë si specialist i kirurgjisë dhe për potencialin e tij në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në Kosovë.

“Si familje besojmë se Fatbardhi do të ishte një aset i vlefshëm për zhvillimin e shëndetësisë në Kosovë”, theksoi Veseli.

Ky takim vjen në kuadër të fushatës së PDK-së, ku kandidatët po takojnë qytetarë dhe mbështetës për të ndarë vizionin dhe prioritetet e tyre për vendin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë