Betim Gjoshi nis fushatën në Negroc dhe Vuçak: “Bashkë do ta bëjmë Kosovën më të mirë”
Kandidati për deputet nga PDK, Betim Gjoshi, ka filluar fushatën e tij zgjedhore në fshatrat Negroc dhe Vuçak, dy fshatra të njohura për histori dhe tradita të forta, ku kanë lindur figura të shquara si profesori Jakup Krasniqi dhe Ferat Shala.
Në një fjalim emocionues, Gjoshi theksoi se të bashkuar si asnjëherë më parë, qytetarët e këtyre fshatrave do të kontribuojnë për një Kosovë më të mirë, me Bedri Hamzën si kryeministër.
“Për të siguruar një të ardhme më të ndritur për vendin, do të vazhdojmë të punojmë fort dhe të angazhohemi për një Kosovës të fuqishme dhe të zhvilluar,” tha Gjoshi.
Ai gjithashtu ftoi qytetarët të bashkohen në këtë betim për fitore dhe të mbështesin PDK-në në këtë fazë të rëndësishme të fushatës.