Filloreta Bujupi falënderon mbi 7 mijë votuesit: Çdo votë është mesazh besimi dhe përgjegjësie
Kandidatja për deputete nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Filloreta Bujupi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e 7 qershorit, ku mori 7,204 vota.
Përmes një mesazhi publik, Bujupi tha se votat e fituara përfaqësojnë një përgjegjësi të madhe dhe një motivim edhe më të madh për të vazhduar angazhimin e saj në shërbim të interesit publik, zhvillimit të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve.
Ajo shprehu mirënjohje të veçantë për familjen, miqtë, aktivistët dhe të gjithë votuesit që i besuan gjatë këtij procesi zgjedhor, duke theksuar se çdo votë është një mesazh besimi, shprese dhe përgjegjësie.
Bujupi vlerësoi gjithashtu rezultatin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke thënë se ai dëshmon mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve për zhvillimin, drejtësinë dhe progresin e Kosovës.
“Jam krenare që kam qenë pjesë e kësaj përpjekjeje të përbashkët dhe e këtij suksesi”, ka deklaruar ajo.
Në fund, Bujupi u zotua se do të vazhdojë të punojë me ndershmëri, përgjegjësi dhe përkushtim për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për të gjithë qytetarët.


