FC Drenica ndan rrugët me trajnerin Thomas Brdarić

FC Drenica ka njoftuar se ka ndërprerë me marrëveshje të ndërsjellë bashkëpunimin me trajnerin Thomas Brdarić.

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi ka falënderuar trajnerin gjerman dhe stafin e tij profesional për kontributin, përkushtimin dhe punën e bërë gjatë periudhës së angazhimit në skuadrën drenicake.

“Klubi dëshiron ta falënderojë Thomas Brdarić dhe stafin e tij profesional nga Gjermania për kontributin, përkushtimin dhe punën e bërë gjatë periudhës së angazhimit të tyre në FC Drenica”, thuhet në njoftim.

Falënderim i veçantë u është shprehur edhe bashkëpunëtorëve të tij, Joti Stamatopoulos dhe Norman Becker.

Nga FC Drenica kanë bërë të ditur se gjatë ditëve në vijim do të njoftojnë opinionin publik për zhvillimet dhe risitë e ardhshme në klub.

Klubi i ka uruar Thomas Brdarićit dhe stafit të tij suksese në vazhdim të karrierës profesionale dhe personale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë