VV prin me vetëm 3 vota epërsi ndaj PDK-së në votat me postë nga Drenasi
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca e parë në votimin përmes postës në Komunën e Drenasit, por me një diferencë minimale ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, VV ka marrë 688 vota ose 47.12 për qind, ndërsa PDK ka siguruar 685 vota ose 46.92 për qind, vetëm 3 vota më pak.
Në vendin e tretë është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës me 57 vota (3.90%), e ndjekur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 25 vota (1.71%).
Rezultatet tregojnë një garë tejet të ngushtë mes dy partive kryesore në votat e ardhura me postë nga mërgata e Drenasit, me vetëm tre vota diferencë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje.

