Rrahman Rama premton mbështetje për studentët e Vushtrrisë: 25 milionë euro bursa studentore çdo vit

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim frymëzues me studentët e Vushtrrisë, ku diskutoi nevojat dhe shqetësimet e tyre për të ardhmen akademike.

Në këtë takim, Rama theksoi rëndësinë e arsimit dhe prezantoi planin e PDK-së për krijimin e Fondit Shtetëror të Bursave, i cili do të ndajë 25 milionë euro në vit për të mbështetur studentët. Ky fond sipas tij synon të sigurojë mundësi të barabarta dhe të lehtësojë barrën financiare për të gjithë të rinjtë që ndjekin studimet e tyre.

“Me Bedri Hamzën si kryeministër, ky angazhim do të bëhet realitet. Arsimi dhe të rinjtë janë prioriteti ynë për një të ardhme më të mirë,” u shpreh Rama, duke nënvizuar vizionin e PDK-së për zhvillimin akademik dhe profesional të të rinjve.

“Me vizionin tonë, gjithçka do të jetë #mamirë!” përfundoi Rama.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë