Arta Vokshi Nallbani: Kandidate për deputete nga PDK me numrin 102
Arta Vokshi Nallbani ka shpallur kandidaturën e saj për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, duke premtuar angazhim dhe përkushtim për të adresuar sfidat dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës, transmeton portali DrenicaOnline.
Në një postim në rrjetet sociale, Vokshi Nallbani theksoi rëndësinë e këtij momenti për karrierën e saj dhe misionin politik:
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt qëllimit tim për të kontribuar në interes të qytetarëve dhe në ndërtimin e një Kosove më të drejtë dhe më të zhvilluar. Përulësisht kërkoj mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim, duke ndarë vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë #MaMirë”.
Ajo falënderoi gjithashtu qytetarët për besimin e dhënë deri më tani dhe premtoi të jetë një zë i fuqishëm në Kuvend për të adresuar çështjet që prekin drejtpërdrejt qytetarët.
Arta Vokshi Nallbani kandidon në zgjedhjet e 9 shkurtit me numrin 102, si pjesë e ekipit që mbështet Bedri Hamzën për kryeministër.
#KosovaMundëtMaMirë
#ArtaVokshiNallbani102
#MeBedriHamzën