Betim Gjoshi prezanton programin e PDK-së në Abri dhe Llapushnik: “Bashkë drejt fitores”
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka vizituar fshatrat Abri dhe Llapushnik, dy vende me histori të lavdishme, ku u prit me mikpritje nga banorët, transmeton portali DrenicaOnline.
Gjatë takimit, Gjoshi prezantoi programin e PDK-së, “Kosova mundet ma mirë,” duke u zotuar për angazhime konkrete që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin.
“Me bashkëpunim dhe përkushtim, ne mund të arrijmë rezultate të jashtëzakonshme. Ky program përfaqëson vizionin tonë për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë për të gjithë”, u shpreh Gjoshi para të pranishmëve.
Takimi u përmbyll me mesazhin “Bashkë drejt fitores,” duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për PDK-në në zgjedhjet e ardhshme.
#BetimGjoshi50
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2