Aurora Berisha thotë se është krenare për vlerat që ka mësuar nga Ramiz Lladrovci
Aurora Berisha, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka vlerësuar Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, për performancën dhe përkushtimin e tij në shërbimin publik.
Ajo theksoi se Lladrovci, i cili është vlerësuar gjashtë herë si kryetari me performancën më të mirë në Kosovë, mbetet një model i punës, përgjegjësisë dhe transparencës, transmeton portali DrenicaOnline.
“Këto vlera jam shumë krenare që kam pasur mundësinë t’i shoh dhe t’i mësoj nga afër gjatë punës sime me të”, u shpreh Aurora Berisha.
Ajo shtoi se puna dhe përkushtimi i Lladrovcit dëshmojnë se me principe të tilla, Kosova mund të ketë një qeverisje më të mirë dhe të përparojë në çdo aspekt.
Duke shpalosur vizionin e saj për shërbimin publik, Aurora Berisha theksoi se këto parime do të jenë udhërrëfyese edhe në angazhimin e saj për t’i shërbyer qytetarëve të Kosovës në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme.
#68 #MaMirë