Isak Neziri: Fitorja e PDK-së ka nisur nga Gjermania

Kandidati për deputet nga diaspora, Isak Neziri, mori pjesë sot në tubimin e organizuar në Hannover, Gjermani, ku bashkë me drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) shpalosi vizionin për të ardhmen e Kosovës, transmeton DrenicaOnline.

Neziri theksoi rëndësinë e diasporës në mbështetjen e Partisë Demokratike dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

“Pas tubimeve madhështore në Stuttgart e Bayern edhe sot në Hannover treguam mbështetjen tonë për kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza. Fitorja e madhe e PDK-së ka nisur nga Gjermania”, ka deklaruar Neziri.

Ai shprehu krenarinë për të qenë pjesë e një diaspore që gjithmonë ka vlerësuar dhe mbrojtur vlerat çlirimtare dhe kombëtare. Në përfundim të fjalimit të tij, Neziri përcolli mesazhin e unitetit dhe shpresës: “Bashkë do ta bëjmë ndryshimin sepse Kosova mundet ma mirë. Faleminderit për mbështetjen.”

Tubimi në Hannover dëshmoi përkrahjen e fuqishme që PDK-ja gëzon në diasporë, duke përforcuar besimin në fitoren e zgjedhjeve të 9 shkurtit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë