Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës nga Drenasi
Pas një sëmundjeje të shkurtë ka vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Hashim Muleta, transmeton portali DrenicaOnline.
Polici nga Korrotica e Epërme e Drenasit ishte shembulli më i mirë i një zyrtari policor profesional. Me rastin e vdekjes së policit, telegram ngushëllimi ka dërguar Sindikata e Policisë së Kosovës.
“Me rastin e ndarjes nga jeta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Hashim Muleta, familjes së tij, miqve dhe kolegëve të dashur të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Në këto momente të vështira, jemi pranë jush me mendje dhe zemër”, thuhet në telegramin e SPK-së.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Korroticë e Epërme./DrenicaOnline/