Bedri Hamza në vizitë te kompania “Rreze Company” në Drenicë: Mbështetje për bizneset dhe mirëqenie për punëtorët

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar fabrikën “Rreze Company” në Skenderaj, e specializuar në prodhimin e stiroporit dhe rrjetave të fasadës, transmeton DrenicaOnline.

Gjatë vizitës, Hamza theksoi rëndësinë e mbështetjes për sektorin privat, duke premtuar krijimin e kushteve më të mira për investime dhe fitime më të larta për bizneset dhe punëtorët.

“Me një partneritet më të mirë mes shtetit dhe bizneseve, ne mund ta zhvillojmë më shpejt ekonominë e Kosovës”, deklaroi Hamza, duke shtuar se zhvillimi ekonomik është një nga prioritetet kryesore të tij.

Ai vlerësoi punën dhe përkushtimin e ndërmarrësve lokalë, duke theksuar se suksesi i tyre është çelësi për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

#MaMirë për bizneset, #MaMirë për punëtorët!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë