Dr.Fahredin Shala organizoi darkë festimi për specializimin në urologji, i pranishëm edhe Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka qenë mbrëmë i pranishëm në darkën e festimit të përfundimit me sukses të Specializimit në Urologji nga Fahredin Shala.

Hoxhaj ka thënë se ky moment i rëndësishëm dhe arritje profesionale është kulmi i përkushtimit, punës së palodhshme dhe pasionit për të ndihmuar të tjerët.

Postimi i Hoxhajt:

Kënaqësi të isha në darkën e festimit të përfundimit me sukses të Specializimit në Urologji nga Fahredin Shala! Fahredini ka mbledhur kolegë, miq dhe shokë nga vende të ndryshme për të ndarë gëzimin e këtij rrugëtimi të gjatë dhe sfidues. Ky moment i rëndësishëm dhe arritje profesionale është kulmi i përkushtimit, punës së palodhshme dhe pasionit për të ndihmuar të tjerët.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë