Musliu- Shoshi: Edhe kjo ndodhë në QKUK, investohen 5.5 milionë euro në repart dhe mungon qasja emergjente!

Deputetja e zëshme e PDK-së, Ariana Musliu- Shoshi ka vizituar repartin e gjinekologjisë në QKUK dha nga ajo që ka parë ka mbetur e shokuar me kushtet e ofruara aty.

“Në një vizitë në repartin e gjinekologjisë në QKUK ishte e dhimbshme të shikosh nëna shtatëzëna e me foshnjë që janë të detyruara të ecin shkallëve sepse nuk ka asnjë formë ndihmëse për qasje të lehtësuar (p.sh., rampë ose ashensor)”, ka thënë deputetja Musliu- Shoshi.

Postimi i plotë i saj:

Veç me qeverisjen e Albinit ndodhë që në investim 5.5 milion EURO të mungon qasja EMERGJENTE e destinuar për përdoruesit që kanë nevojë për ndihmë në lëvizje! Mos ju bëftë Zoti, se s’keni si me hy brenda!!!
Në një vizitë në repartin e gjinekologjisë në QKUK ishte e dhimbshme të shikosh nëna shtatëzëna e me foshnjë që janë të detyruara të ecin shkallëve sepse nuk ka asnjë formë ndihmëse për qasje të lehtësuar (p.sh., rampë ose ashensor).
TURP!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë