Lajm i mirë: Drenasi do të bëhet me Park Industrial Teknologjik
Ekzekutivi kosovar ka marr një vendim të mirë për Drenasin, si komunë, raporton DrenicaOnline.
Me vendim të Kryeministrit, Albin Kurti, Drenasi do të bëhet me Park Industrial Teknologjik.
Kështu është vendosur në mbledhjen e 208 të Qeverisë së Republikës së Kosovës ndërsa për themelimin e këtij parku është ndarë prona me sipërfaqe prej 30.6 ha.
Vendimin obligohen ta zbatojnë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe të gjitha institucionet tjera.