Mbreti i futbollit – Lionel Messi mrekullia e tetë e botës

Lionel Messi e ka shkruar për herë të tetë emrin e tij në listën e fituesve të “Topit të Artë”, si askush tjetër.

Ylli argjentinas u shpall fitues i trofeut më prestigjioz individual për vitin 2023.

Kësisoj, Messi shkroi një tjetër rekord historik dhe thuajse të paarritshëm për të tjerët, duke vendosur edhe “Topin e Artë” të tetë në mesin e shumë trofeve të tjerë.

Asnjë futbollist tjetër në histori nuk ka fituar kaq trofe të tillë. Messi, këtë vit mposhti konkurrencën e fortë veçanërisht të Erling Haaland, si dhe të Kylian Mbappe e Kevin De Bruyne, me të cilët mbyllet lista e top-katër futbollistëve më të mirë në botë.

Në sezonin e fundit, 36-vjeçari shënoi 42 gola dhe shtoi 26 asistime në 56 paraqitje në total.

Përveç titullit të kampionit të fituar në Ligue 1, si dhe të Superkupës së Spanjës, argjentinasi udhëhoqi kombëtaren e tij drejt triumfit në Kupën e Botës “Katar 2022”, të parën në karrierën e tij si futbollist. Ai u zgjodh edhe si futbollisti më i mirë i turneut.

Trofeu i “Topit të Artë” u nda nga ish-futbollisti anglez, David Beckham.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë