Mbahet testi i dytë i maturës në Drenas

Drejtori i Arsimit në Drenas, Muhamet Gjoka së bashku me stafin e kësaj drejtorie, kanë vizituar qendrat ku është mbajtur testi i maturës për nxënës të klasave të dymbëdhjeta.

Gjatë vizitë, drejtori Gjoka ka uruar nxënësve suksese dhe rezultate sa me të larta në testin e maturës, duke shtuar se vetëm duke mësuar e arritur rezultate të mira në mësim, varët e ardhmja e nxënësve për vendin.

Gjatë kësaj vizite, drejtori Gjoka është njoftuar nga administruesit e testit të cilët e kanë informuar se testi ka filluar me kohë dhe nuk ka pasur asnjë incident gjatë mbajtjes së testit.

Në Drenas, testit të dytë të maturës i janë nënshtruar 341 nxënës dhe testi është mbajtur në dy shkollat e mesme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë