Ramiz Lladrovci merr mbështetje nga një familje e madhe në Drenas

Kandidatit për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovcit i është dhënë mbështetje nga një familje që gëzon respekt jo vetëm në Drenas por edhe me gjerë.

Familja Shala që Kosovës i dha heroin Bedri Shala dhe Gjeneralin Shaban Shala ka dal publikisht në mbështetje të kandidatit për kryetar të Drenasit Ramiz Lladrovci.

Një një kohë kur elektorati i PDK-së në Drenas është çorientuar për shkak të dy kandidaturave që burojnë nga e njëjta parti, Familja Shala është rreshtuar me kryetarin aktual, duke besuar se Lladrovci do të jetë kryetar edhe për një mandat.

Elmi Shala, që për 4 vjet ishte asamblist i PDK-së, ka thënë se gjithmonë do të jetë në krah të atij që e quan mik.

“Me njeriun që instaloi konceptin e qeverisjes moderne. Përkrah teje si gjithmonë miku im”. Ka shkruar Shala në Facebook ku e ka shoqëruar edhe më një fotografi të përbashkët./Magazina.al/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë