Mbillen 20 pemë dekorative në parkun “Idriz Rreci” në Skenderaj

Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të funksionimit të Bankës Ekonomike, kjo e fundit ka dhuruar 20 pemë dekorative për qytetin e Skenderajt.

Mbjellja e këtyre pemëve është bërë në parkun “Idriz Rreci”, në qendër të qytetit të Skenderajt.

Komuna e Skenderajt, shpreh mirënjohje për Bankën Ekonomike, për këtë kontribut të ofruar për shtimin e hapësirave të gjelberta në qytetin tonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë