Drenori kërkon të mos preken pronat e komunës në kohë zgjedhjesh

Kandidati për kryetar të Drenasit nga IQ “Green për Drenas”, Xhavit Drenori ka thënë se në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës, të thirrur për të martën e 31 gushtit 2021, Kryetari paska dërguar PROPOZIM VENDIM për pronat e paluajtshme të komunës, që planifikohen për dhënie në shfrytëzim afatgjatë në vitin 2022.

Sipas Drenorit, në momentin kur Presidenti/ja shpall zgjedhjet për Kuvende dhe Kryetarë të Komunave, Kuvendet Komunale dhe Kryetarët aktual kufizohen/nuk u lejohet të marrin VENDIME PËR DHËNIE NË SHFRYTËZIM DHE KËMBIM TË PRONËS SË PALUAJTSHME TË KOMUNËS. (LIGJI NR. 06/L-092 PËR DHËNIEN NË SHFRYTËZIM DHE KËMBIMIN E PRONËS SË PALUAJTSHME TË KOMUNËS)

“Sipas informacioneve, Kryetari Lladrovci dhe kryetarët tjerë të komunave të Republikës së Kosovës, janë informuar për këtë çështje me një shkresë të posaçme direkt nga Ministri i MAPL-së. Por, siç duket, kryetari aktual i komunës së Drenasit, duke e ditur që i është hapur dera dalëse (e pashmangshme) nga ekzekutivi, po provon që në rast nevoje edhe jashtëligjshëm të kontrabandojë vendime me të vetmin qëllim që të shtyej përpara agjenden për pronat (ndërtime të larta me dosta).
PS.: Kryesuesi aktual i Kuvendit të Komunës tashmë ka paralajmëruar që “GRANDE” do të jetë së shpejti edhe në Drenas”, ka thënë Drenori.

Nëse kjo pikë e rendit të ditës do të vazhdoj të mbetët për debat dhe vendim në mbledhjen e paralajmëruar, sipas Drenorit, për të njëjten gjë do të ankohen tek MAPL dhe organet e drejtësisë.

“Komuna është e qytetarëve e jo e kryetarëve! Pronat e paluajtshme komunale janë në shërbim të së mirës së të gjithë qytetarëve të komunës tonë, e jo të kryetarëve dhe argatëve të tij. Qytetarë të Drenasit, “GREEN për Drenas” sot është avokati i Juaj, e nesër adresa e Juaj për qeverisje të mirë dhe në shërbim të së mirës së përgjithshme!”, ka thënë ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë