KQZ merr vendim për kandidatët e PDK-së nga Drenasi, Gjelin, Hajdarin e Sinanin

Kandidati për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, nuk certifikohet nga KQZ-ja, pasi të njëjtit i është konfirmuar dënimi nga Gjykata e Apelit.

Gazeta Infokus e ka siguruar dokumentin e KQZ-së, të cilin ia ka dërguar PDK-së, ku kërkohet zëvendësimi i Lushtakut dhe 4 të tjerëve, me emra të tjerë deri më 24 gusht në ora 16:00, afat ky që tashmë ka skaduar.

Përveç Sami Lushtakut, nga PDK-ja kandidimi në zgjedhjet lokale të 17 tetorit u ndalohet edhe Naim Gjelit, Florim Hajdarit e Petrit Sinanit nga Drenasi, si dhe Izer Zeqirit nga Gjilani.

Gazeta Infokus më herët ka raportuar se zëvendësues i Lushtakut do të jetë Fadil Nura, për të cilin ka shkruar në një status Florent Lushtaku, i cili pak çaste pas publikimit e ka larguar statusin e tij./Gazeta Infokus.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë