Vdes një person në Drenas, policia, prokurori e mjekët dalin në vendngjarje

Është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete në Drenas të enjten rreth orës 22:00.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, prokurori shtetit dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës, shkruan DrenicaOnline.

Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës ju lirohet familjarëve për procedura mortore./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë