Inspektorati i Ndërtimit apel qytetarëve të Drenasit

Në korrik të viti 2020 gjegjësisht 30.07.2020 Kuvendi i Komunës, ka miratuar Planin Zhvillimor Komunal në të cilin prioritet kryesor dhe objektivin nr. një i është dhënë kontrollimit të ndërtimeve në tërë territorin e Komunës dhe ndalimin e ndërtimeve pa leje.

Bazuar në ketë plan dhe Ligjin për Ndërtim NR. 04/L-100, Inspektorati i Ndërtimit që nga fillimi i këtij viti, ka marrë aksion për ndalimin e ndërtimeve pa leje duke filluar nga zonat urbane dhe ka zgjeruar kontrollin e ndërtimeve në zonat periferike dhe rurale. Gjatë kësaj periudhe, Inspektorati i Ndërtimit ndaj ndërtuesve pa leje sipas akteve ligjore ka marrë masa ndëshkuese duke shqiptuar gjoba në vlerë prej 43.500,00€ dhe masa tjera si kallëzime penale, konfiskim i mjeteve të punës, si dhe janë urdhëruar të rrënohen 20 objekte të cilat nuk janë pajisur me leje në afatin ligjor.

Andaj, Inspektorati i Ndërtimit kërkon nga qytetarët e Komunës se Drenasit që mos të fillojnë ndërtimin e asnjë lloj objekti mbi 10m², përfshirë objekte montazhë, pa u pajisur paraprakisht me leje ndërtimore, pasi që kjo është e ndaluar me Ligjin për Ndërtim dhe Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Drejtoria e Inspekcionit vazhdon të mbikëqyrë vazhdimisht ndërtimet pa leje dhe do të marrë masa ndëshkuese për shkelësit e Ligjit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë