Aksident i rëndë në Skenderaj, shtatë persona përfundojnë në spital

Shtatë persona janë lënduar në një aksident komunikacioni sot pasdite në Polac të Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 16:00, në rrugë rajonale Skenderaj-Drenas përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Polac. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë