Drenas/ Gjuan me armë në kolonë të dasmës, vetura ishte me targa të huaja

Është raportuar se nga një kolonë dasmash, një i dyshuar nga vetura e tij ka shtënë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në Drenas të dielën në mesditë, shkruan DrenicaOnline.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dy gëzhoja të cilat janë konfiskuar si dëshmi dhe automjeti dyshohet të jetë me targa të huaja.

Rasti është duke u hetuar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë