PDK dhe Nisma bashkohen në Klinë, kandidojnë me një listë zgjedhore

Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate do të hyjnë në koalicion të përbashkët në komunën e Klinës, për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen në tetor.

Këto dy parti tashmë kanë vendosur t’i hyjnë garës me një kandidatë të përbashkët, këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, Naser Morina.

“Besoj në fitoren e PDK-së dhe të Sokol Bashota, në zgjedhjet e tetorit. Dhe gjithashtu besoj që programin ekonomik timin, respektivisht të Nismës, të cilin do ta zbatojë me sukses pas fitores së përbashkët”, ka thënë Morina.

Kujtojmë se aktualisht Nisma është në qeverisje lokale në komunën e Klinës së bashku me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Ndryshe, deri me tani, KQZ-ja ka pranuar 29 subjekte politike, ku gjashtë nga ato janë parti politike, dhjetë janë iniciativë qytetarë dhe trembëdhjetë të tjerë janë kandidatë të pavarur.

Po ashtu, nga numri total i këtyre subjekteve janë 34 kandidatë për kryetarë të komunave, si dhe 474 kandidatë për kuvende komunale.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë