Sinani me një “selfie” epike: Ju po dini, ju grahni!

Shpesh herë janë komentuar postimet dhe fotografitë që ai bën në rrjetet sociale, e ndonjëherë janë shfrytëzuar edhe për “meme”.

Këngëtari i mirënjohur, Sinan Vllasaliu ka sjellur edhe një tjetër “selfie” për adhuruesit e tij në Instagram.

Ajo që bije më së shumti në sy ishte edhe mbishkrimi që Sinan kishte vendosur mbi fotografi.

“Ju po dini, ju grahni”, ka shkruar Sinan sipër fotografisë së postuar, duke mos treguar se kujt po i drejtohet.

Ndryshe, kujtojmë që projekti i fundit i Sinanit mban titullin “Jemi nda” dhe erdhi e vizuelizuar edhe me videoklip./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë