Shembull humanizmi në Drenicë, GNTC GROUP me donacion për QKMF-në

Kompania GNTC GROUP SH.A. ka dhuruar 15 karroca manuale për lëvizjen e pacientëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj.

Ky donacion synon të lehtësojë lëvizjen e pacientëve dhe të përmirësojë kushtet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore në këtë institucion.

Përmes një njoftimi publik, QKMF-ja në Skenderaj ka shprehur mirënjohje për kompaninë GNTC GROUP, duke e vlerësuar këtë donacion si një kontribut të rëndësishëm në mbështetje të pacientëve dhe personelit shëndetësor.

“Ky donacion përbën një kontribut të rëndësishëm në mbështetjen e shërbimeve shëndetësore, lehtësimin e lëvizjes së pacientëve dhe përmirësimin e kushteve të ofrimit të kujdesit shëndetësor”, thuhet në njoftimin e QKMF-së.

Nga ky institucion është theksuar se gjeste të tilla solidariteti dëshmojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve shëndetësore.

QKMF-ja ka falënderuar kompaninë GNTC GROUP SH.A. për mbështetjen e dhënë, duke theksuar përkushtimin për shërbime më cilësore dhe kujdes më të mirë shëndetësor për qytetarët e Skenderajt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕